UBT News

Raport: Të paktën një fëmijë është abuzuar seksualisht çdo dy orë në Pakistan këtë vit

Mesatarisht 12 fëmijë në ditë – ose një fëmijë në dy orë i janë nënshtruar abuzimit seksual në Pakistan në vitin 2023, thuhet në një raport të një organizate joqeveritare.

Sipas raportit gjashtëmujor të publikuar nga OJQ-ja Sahil, e cila ndodhet në Islamabad, mes janarit dhe qershorit të këtij viti janë raportuar 2 mijë e 227 raste të abuzimit seksual të fëmijëve tek autoritetet.

OJQ-ja, e cila funksionon që nga viti 1996, mbledh të dhënat nga raportimet e mediave, si dhe nga rastet e raportuara drejtpërdrejt tek ata. Sipas OJQ-së, në vitin 2023 janë raportuar 1 mijë e 207 raste të abuzimit me vajza dhe 1 mijë e 20 me djem.

Imtiaz Ahmad Soomrah, koordinatori kombëtar i ndihmës juridike për Sahil, i tha Al Jazeera-s se shumica e rasteve të abuzimit ndodhën te fëmijët e moshës gjashtë deri në 15 vjeç.

“Mbi 47 për qind e rasteve janë raportuar mes kësaj grupmoshe dhe mes tyre janë raportuar më shumë raste të abuzimit seksual te djemtë (593) krahasuar me vajzat (457)”, deklaroi ai.

Sipas Sahil, pothuajse 75 përqind e këtyre rasteve u raportuan nga Punjab, provinca më e populluar e vendit./UBTNews/

Exit mobile version