Studiuesit holandezë thonë se rjetet e koordinuara të llogarive që përhapin dezinformata “përmbytën” rrjetet sociale në Francë, Gjermani dhe Itali para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.
Pas një analize të thelluar të dezinformatave në platformën “X” në katër vende të BE-së, studiuesit arritën në përfundim se shumë prej llogarive janë krijuar pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, por janë rritur edhe gjatë javëve dhe ditëve tjera para votimit.
“Ndikimi i këtyre llogarive po rritet me një ritëm alarmues”, tha Trollrensics, një agjenci konsulence e themeluar nga partitë holandeze Socialiste dhe Demokratike në Parlamentin Evropian.
“Mund të konkludojmë me siguri absolute se një rrjet i madh i koordinuar llogarish po ndikon në zgjedhjet e BE-së në Gjermani, Francë dhe Itali”.
Duke përdorur një softuer të specializuar, kjo agjenci konsulence studioi 2.3 milionë postime nga 468 mijë llogari në Gjermani, Francë dhe Holandë. Ky grup i të dhënave identifikoi 50 mijë llogari që shpërndajnë dezinformata./UBTNews/