UBT News

Raport: Rënia ekonomike e Eurozonës më e butë sesa pritej

Një raport që u publikua të mërkurën thotë se recesioni në Eurozonë mund të mos jetë aq i thellë sa pritej.

Indeksi përfundimtar (PMI) i S&P Global për Eurozonën u rrit në nivelin më të lartë pesëmujor prej 49.3 gjatë muajit dhjetor. Madje është më i lartë se vlerësimi paraprak i muajit prej 48.8. S&P është një ofrues global i inteligjencës financiare.

Një indeks nën 50 tregon tkurrje ekonomike, ndërsa një indeks mbi 50 tregon rritje.

“Ekonomia e eurozonës vazhdoi të përkeqësohej gjatë muajit dhjetor, por forca e rënies u moderua për të dytin muaj radhazi, duke treguar paraprakisht një tkurrje në ekonomi që mund të jetë më e butë sesa ishte parashikuar fillimisht”, tha Joe Hayes, një ekonomist i lartë në S&P.

Eurozona nuk ka gjasa të shohë rritje në të ardhmen e afërt

PMI e përbërë shihet si një matës i mirë i shëndetit ekonomik në Eurozonë, e cila është përballur me inflacion dhe mungesë të energjisë që vjen si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.

Ai vëzhgon firmat e prodhimit dhe shërbimeve në disa ekonomi të mëdha evropiane, përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Spanjën, duke gjurmuar variabla si shitjet, punësimin dhe çmimet.

Rezultatet e sondazhit, të cilat u publikuan të mërkurën, shfaqën një tablo ekonomike pak më të mirë se vlerësimet e mëparshme.

“Megjithatë, ka pak prova … për të sugjeruar se ekonomia e Eurozonës mund të kthehet në një rritje domethënëse dhe të qëndrueshme çdo kohë së shpejti”, tha Hayes./UBTNews/

Exit mobile version