Gati një e treta e fuqisë punëtore në Britani të Madhe mund të punojë katër ditë në javë deri në vitin 2033 falë avancimit të teknologjisë së Inteligjencës Artificiale, thuhet në një raport të publikuar së fundmi.
Një nga shqetësimet më të mëdha rreth rritjes së fuqisë dhe popullaritetit të teknologjisë së AI gjatë dy viteve të fundit është nëse ajo do ta zëvendësojë fuqinë punëtore, pasi është dëshmuar se mund të kryejë shumë nga detyrat që njerëzit kryejnë aktualisht.
Sipas një sondazhi të fundit nga LinkedIn, afërsisht gjysma e punëtorëve evropianë presin që AI-ja të ketë impakt të madh në jetën e tyre brenda vitit të ardhshëm.
Mjetet e AI-së, sikurse ChatGPT dhe Google’s Bard mund t’i shkruajnë artikujt e plotë ose planet e bizneseve brenda sekondave Mjetet gjeneruese të fotografive mund të krijojnë fotografi realiste pothuajse menjëherë, duke ngritur dilema në lidhje me sigurinë e punës për artistët dhe ilustruesit.
Por Autonomy, një think tank që studion të ardhmen e punësimit dhe ekonomisë, sheh një vizion premtues për impaktin e AI-së në jetën tonë. Në raportin e tyre, autorët thonë se 8.8 milionë punëtorë në Britani të Madhe – 28% e fuqisë punëtore – mund të punojnë 32 orë, katër ditë në javë falë Inteligjencës Artificiale.
Gjithashtu 27.9 milionëve apo 88% të fuqisë punëtore të vendit – mund t’ju reduktohen orët e punës në së paku 10%./UBTNews/