UBT News

Raport: Mijëra fëmijë u dhunuan nga anëtarët e Kishës Katolike të Portugalisë mbi 70 vjet

Të paktën 4 mijë e 815 fëmijë janë abuzuar seksualisht nga anëtarët e Kishës Katolike portugeze, kryesisht priftërinj gjatë 70 viteve të fundit, thuhet në një raport të komisionit që merret me hetimin e kësaj çështje.

“Ne shprehim nderimet më të sinqerta për ata që ishin viktima të abuzimit gjatë fëmijërisë së tyre dhe guxuan t’i dhënë zë heshtjes”, deklaroi psikiatri i fëmijëve, Pedro Strecht, i cili drejton komisionin.

Strecht njoftoi se shumica e autorëve (77%) ishin priftërinj dhe shumica e viktimave ishin burra, teksa njoftoi se abuzimi ndodhi në shkollat katolike, kisha, shtëpitë e priftërinjve dhe vende të tjera.

Shumica e abuzimeve seksuale ndodhën kur fëmijët ishin të moshës 10-14 vjeç, ku viktima më e vogël ishte vetëm dy vjeç.

Kisha Katolike portugeze u trondit vitin e kaluar, pasiqë raportohet se janë mbuluar rastet e abuzimit seksual. Peshkopët kanë ende funksione në kishë. Komisioni njoftoi se është duke përgatitur një listë të priftërinjve të akuzuar që ende punojnë aty.

Komisioni portugez filloi punën e tij në janar të vitit 2022 pas publikimit të një raporti, i cili zbuloi se në Francë rreth 3 mijë priftërinj dhe zyrtarë fetarë abuzuan seksualisht me mbi 200 mijë fëmijë./UBTNews/

Exit mobile version