UBT News

Raport: Kina para Perëndimit në garën për teknologjitë kritike

Kina kryeson botën në 37 nga 44 teknologjitë kritike, dhe demokracitë perëndimore kanë mbetur prapa në garën për përparime shkencore dhe kërkimore, thuhet në një raport nga një institut australian.

Kina mund të bëhet superfuqi e teknologjisë në botë dhe dominon tashmë në mbrojtje, hapësirë, robotikë, energji, mjedis, bioteknologji, inteligjencë artificiale (AI), materiale të avancuara dhe teknologjinë kryesore kuantike, sipas raportit të Institutit australian të Politikave Strategjike (ASPI).

Zonat kryesore që dominohen nga Kina janë dronët, mësimi i makinerive, bateritë elektrike, energjia bërthamore, fotovoltaikët, sensorët kuantikë dhe nxjerrja e mineraleve kritike, sipas Critical Technology Tracker, që u publikua të enjten.

Krahasuar me Kinën, sipas raportit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë vetëm në shtatë teknologjike kritike, sikurse sistemet e lëshimit në hapësirë dhe llogaritja kuantike, sipas ASPI, e cila merr fonde nga qeveritë australiane, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, si dhe burime të sektorit privat sikurse industria e mbrojtjes dhe teknologjisë.

Britania e Madhe dhe India janë ndër pesë vendet e para në 29 nga 44 teknologjitë, Koreja e Jugut dhe Gjermania në pesë vendet e para në 20 dhe 17 teknologji, respektivisht, thuhet në raport./UBTNews/

Exit mobile version