Nëntë shtetet e botës me armë bërthamore po vazhdojnë të modernizojnë arsenalet e tyre bërthamore. Stoku i kokave bërthamore të Kinës është rritur me 17 për qind në vitin 2022, sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes të Stokholmit të Suedisë (SIPRI).
Në librin vjetor SIPRI 2023 të publikuar të hënën, grupi i ekspertëve tha se vlerëson që arsenali bërthamor i Kinës është rritur nga 350 koka luftarake në janar të vitit 2022 në 410 në janar të vitit 2023 dhe se “pritet të vazhdojë të rritet”.
Në varësi të mënyrës se si Kina vendos të strukturojë forcat e saj, thuhet tutje në raport, Kina potencialisht mund të ketë të paktën po aq raketa balistike ndërkontinentale (ICBM) sa Shtetet e Bashkuara ose Rusia deri në vitin 2030, shtoi ai.
“Kina ka filluar zgjerimin e konsiderueshëm të arsenalit të saj bërthamor”, njoftoi në një deklaratë Hans M Kristensen nga SIPRI dhe drejtor i projektit të informacionit bërthamor në Federatën e Shkencëtarëve amerikanë (FAS).
Ushtria Çlirimtare Popullore (PLA) është forca më e madhe luftarake në botë, por Kina është e angazhuar edhe në përpjekje të modernizimit të pajisjejeve dhe armatimeve të saj ushtarake./UBTNews/