UBT News

Raport: Irani po modifikon dronët për Rusinë për të shkaktuar dëme maksimale në Ukrainë

Sipas një raporti të ri hetimor të cilin e ka siguruar CNN, Irani po modifikon dronët e sulmit që po i ofron Rusisë në mënyrë që kokat shpërthyese të shkaktojnë dëme maksimale në objektivat e infrastrukturës brenda Ukrainës.

Një kokë e pashpërthyer nga një dron iranian Shahed-131, i gjetur në rajonin jugor të Ukrainës, Odesa në tetor të vitit 2022, u ekzaminua muajin e kaluar nga organizata hetimore me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Conflict Armament Research, së bashku me ushtrinë ukrainase.

Analistët e grupit besojnë se kokat e luftës, të cilat janë pak më pak se 0.6 metra të gjata, u modifikuan në një periudhë të shkurtër për shkak se janë montuar keq shtresat e dhjetëra fragmenteve të vogla metalike që me goditje shpërndahen në një rreze të madhe. Përveç fragmenteve, rreth perimetrit të kokës ka edhe 18 “ngarkesa” më të vogla, që kur shkrihen nga shpërthimi, mund të shpojnë forca të blinduara dhe të krijojnë një lloj efekti shpërthyes “360 gradë”.

Akumulimi i këtyre elementeve në thelb maksimizon aftësinë e kokës për të copëtuar objektivat si stacionet e energjisë, rrjetet e shpërndarjes, linjat e transmetimit dhe transformatorët e mëdhenj me fuqi të lartë. Si dhe përpjekjet e riparimit janë dukshëm të vogla./UBTNews/

Exit mobile version