UBT News

Raport i ri: Gati gjysma e të rinjve të BE-së janë të ekspozuar ndaj abuzimit në internet

Një raport i ri nga Eurostat ka zbuluar se të rinjtë në Bashkimin Evropian mbeten shumë të cenueshëm ndaj urrejtjes dhe abuzimit në internet. Sipas të dhënave të vitit 2023, gati gjysma e popullsisë të BE-së, në moshën 16 deri 29 vjeç, janë përballur me mesazhe armiqësore në internet të cilat ishin të orientuara kundër grupeve apo individëve të caktuar.

Saktësisht, 49% e të rinjve në këtë grupmoshë në Bashkimin Evropian janë ekspozuar ndaj gjuhës së urrejtjes, e cila përfshin shprehje armiqësore dhe diskriminuese në platformat online. Shtetet me normat më të larta të ekspozimit ndaj këtij fenomeni ishin Estonia (69%), Danimarka (68%), Finlanda (68%), Franca (65%) dhe Sllovakia (65%).

Nga ana tjetër, disa shtete të tjera kishin norma më të ulëta të ekspozimit, duke përfshirë Kroacinë (24%), Rumaninë (27%) dhe Bullgarinë (31%), ku më pak se një e treta e popullsisë e rinisë u përballën me urrejtje në internet.

Gjuha e urrejtjes ishte shpesh e lidhur me pikëpamjet politike dhe sociale, me një mesatare prej 35% në të gjithë BE-në. Kjo ishte kategoria më e shpeshtë e mesazheve të armiqësore, veçanërisht në Estoni (60%), Finlandë (56%) dhe Danimarkë (49%).

Në raportin gjithashtu përmendet se 32% e të rinjve të BE-së ishin të ekspozuar ndaj mesazheve që synonin komunitetin LGBTQ+, me përqindjet më të larta të regjistruara në Estonia (46%), Sllovaki dhe Portugali (44%).

Përveç kësaj, 30% e të rinjve janë përballur me mesazhe armiqësore racore, me Holandën dhe Portugalinë që ishin vendet më të prekura, secila me 45% të të rinjve të ekspozuar ndaj këtij fenomeni.

Ky raport nxjerr në pah një shqetësim të madh për sigurinë dhe mirëqenien e të rinjve në internet dhe thekson nevojën urgjente për masa mbrojtëse dhe ndërhyrje për të reduktuar kërcënimet që vijnë nga urrejtja dhe diskriminimi online./UBTNews/

Exit mobile version