Duke iu përgjigjur një hetimi parlamentar nga Partia e Majtë, Policia Federale Kriminale e Gjermanisë (BKA) tha se shërbimi i saj i raportimit mbarëkombëtar regjistroi gjithsej 320 akte kriminale të kryera kundër gazetarëve në vitin 2022, numri më i lartë qëkur u përpiluan të dhënat për krime të tilla për herë të parë në vitin 2016.
Gazeta gjermane Welt raportoi se kanë ndodhur 320 sulme të motivuara politikisht ndaj mediave, 46 ishin të dhunshme, 46 ishin kërcënime, 31 dëmtime pronësore dhe 27 nxitje.
Në mesin e shteteve gjermane, Saksonia kryeson listën me 69 krime, 66 në Berlin dhe 40 në Bavari. Rreth 20 incidente u regjistruan në North Rhine-Westphalia, shteti më i populluar i Gjermanisë.
Statistikat e siguruara nga Welt dhe media të tjera gjermane treguan një trefishim të krimeve të raportuara që kishin në shënjestër mediat në Gjermani gjatë katër vjetëve të fundit, me një rritje të qëndrueshme nga 93 sulme të tilla në vitin 2018./UBTNews/