Forcat izraelite kanë shkatërruar një pikë karburanti palestineze në qytetin Hizma në veri të Jerusalemit, raporton agjencia e lajmeve Wafa.
Dëshmitarët okularë thanë se stacioni i benzinës Al-Salam që i përkiste familjes al-Khatib, u shkatërrua nga buldozerët ushtarakë izraelitë.
Kanalet lokale palestineze në Telegram publikuan video që tregojnë strukturën e mbetur në copa në një grumbull. Videot janë verifikuar nga Sanad, agjencia e kontrollit të fakteve të Al Jazeera./UBTNews/