UBT News

Raport: Emigrantët përballen me ‘rritje të paprecedentë të dhunës’ në kufijtë e BE-së

Mijëra emigrantë dhe azilkërkues po përballen me “rritje të paprecedentë të dhunës” në kufijtë e Bashkimit Evropian, përfshirë këtu rrahje, zhveshje të detyruar dhe sulme seksuale, thuhet në një raport të Rrjetit të Monitorimit të Dhunës Kufitare, një koalicion i OJQ-ve.

Aktivistët intervistuan 733 individë që po përpiqeshin të shkojnë në Evropë gjatë viteve 2021 dhe 2022.

Në raport rrëfejnë emigrantët se si janë rrahur në duart e policisë dhe pastaj për ndalimin “në qelitë e ndyra e të mbipopulluara”, ndërsa kërkesat për azil “shpërfillen”.

Në vitin 2021, vetëm 5% e të intervistuarve thanë se nuk kanë përjetuar ose dëshmuar “forcë të tepruar” gjatë dëbimit nga Evropa.

Për dosjen prej 3 mijë e 173 faqesh, janë mbledhur dëshmi nga 15 vende përgjatë kufirit të jashtëm të BE-së, përfshirë Poloninë, Greqinë, Kroacinë dhe shtetet joanëtare të BE-së në Ballkanin Perëndimor, si Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Sipas raportit, rojet kufitare në 13 vende filluan të zbatojnë “taktika të tmerrshme parandaluese”./UBTNews/

Exit mobile version