UBT News

Raport: Edhe pas armëpushimit në Etiopi, sulmet seksuale nga ushtarët vazhdojnë

Pothuajse një vit pasi u nënshkrua marrëveshja për përfundimin e konfliktit civil në rajonin verior të Tigray, dhuna seksuale ndaj grave nga forcat eritreane dhe etiopiane po vazhdon, thuhet në një raport që u publikua të enjten.

Studiues nga Briri i Afrikës ekzaminuan një mostër prej 304 të dhënash mjekësore nga një grup prej mijëra në objektet shëndetësore të Tigrayt, ku u zbulua se edhe pas arritjes së marrëveshjes së paqes, po vazhdon dhuna seksuale në mënyrë sistematike ndaj civilëve.

“Nga të gjitha rastet dhe grafikët që shikuam, 120 raste që është pothuajse gjysma, ishin raste që ndodhën pas nëntorit të vitit 2022, kur palët nënshkruan marrëveshjen për ndërprerjen e armiqësive, që lë në nënkuptonte se marrëveshja nuk po hynte realisht në fuqi”, tha Ranit Mishori, këshilltar i lartë mjekësor.

Lufta shpërtheu mes qeverisë qendrore të Etiopisë dhe forcave të saj nga rajoni Tigray në nëntor të vitit 2020 dhe po zhvillohen qe dy vjet. Gjatë kësaj periudhe vdiqën gjysmë milioni njerëz – shumica nga uria, dhe miliona të tjerë u zhvendosën.

Dhuna seksuale u krye nga të dyja anët, por veçanërisht nga milicitë rajonale që punonte me forcat e qeverisë qendrore dhe trupat aleate nga Eritrea fqinje./UBTNews/

Exit mobile version