UBT News

Raport: Dronët shahed përmbajnë përbërës evropianë

A Russian drone is seen during a Russian drone strike, which local authorities consider to be Iranian made unmanned aerial vehicles (UAVs) Shahed-136, amid Russia's attack on Ukraine, in Kyiv, Ukraine October 17, 2022. REUTERS/Roman Petushkov

Dronët kamikaz evropianë, të cilët u përdorën në sulmet e fundit në qytetet ukrainase, kanë përbërës evropianë, thuhet në një raport sekret që iu dërgua Kievit nga aleatët evropianë. Përmes këtij raporti bëhet thirrje për raketa me rreze të gjatë për të sulmuar zonat e prodhimit në Rusi, Iran dhe Siri.

Në një dokument prej 47 faqesh të dorëzuar nga qeveria e Ukrainës te qeveritë e G7-ës gjatë muajit gusht, pretendohet se ka pasur më shumë se 600 bastisje në qytete duke përdorur mjete ajrore pa pilot (UAV) që përmbajnë teknologji perëndimore gjatë tre muajve të kaluar.

Sipas raportit, të siguruar nga Guardian, 52 përbërës elektrik të prodhuar nga kompanitë perëndimore u gjetën në dronin Shahed-131 dhe 57 në modelin Shahed-136, i cili ka një rreze fluturimi prej 2 mijë km (1,240 milje) dhe shpejtësinë e lundrimit prej 180 kmh (111 mph)./UBTNews/

Exit mobile version