UBT News

Raport: Diskriminimi i përhapur gjerësisht ndaj komuniteteve sinti dhe rom në Gjermani

Komuniteti rom dhe ai sinti kanë regjistruar qindra incidente të diskriminimit dhe racizmit gjatë vitit të fundit.

Urrejtja me përmasa racore dhe paragjykimi kundër komunitetit rom dhe atij sinti në Gjermani është në rritje, thuhet në një raport që u publikua këtë javë.

Këshilli Qendror i komunitetit sinti dhe rom, trupa përfaqësuese për këto komunitete, regjistroi në total 621 incidente të diskriminimit dhe racizmit vetëm gjatë vitit të kaluar. Sipas kësaj trupe, shumica ishin raste të paragjykimeve dhe stereotipeve verbale. Por në mesin e tyre ishin edhe 11 raste të kërcënimeve direkte dhe 17 sulme.

Një nga “rastet ekstreme” ndodhi në shtetin perëndimor të Saarlandit në fillim të këtij viti, ku anëtarët e komunitetit rom dhe sinti u sulmuan nga disa persona në dy vetura, të cilët më pas i qëlluan edhe me një armë me ajër të kompresuar.

Sipas Zyrës për Raportet e Antiziganizmit që përpiloi gjetjet për vitin 2022, si pasojë e incidentit mbetën të plagosur disa persona.

Në raport thuhet se numri i incidenteve ku janë të përfshirë komuniteti rom dhe ai sinti pritet të rritet, për shkak se ka raste që nuk janë raportuar./UBTNews/

Exit mobile version