Qe më shumë se 50 vjet kanë qenë vetëm katër gjenerata të Range Roverit, por tani është publikuar fotografia e parë zyrtare e gjeneratës së pestë, që do të lansohet javën e ardhshme si rival i Bentley Bentaygas, Mercedes GLS-së dhe BMW X7.
Marka e njohur britanike ka konfirmuar se Range Roveri i ri do të debutojë më 26 tetor, kurse specifikat dhe detajet rreth çmimit do të zbulohen me rastin e lansimit të veturës.
Ndonëse porositë do të fillojnë ditën e debutimit më 26 tetor, dërgesat e para nuk do të bëhen deri në pranverën e vitit 2022. Besohet që kjo veturë do të dalë në treg me çmim prej 95 mijë euro./UBTNews