UBT News

Ranë në një liqen të akullt, vdiqën tre djem në Angli

Tre djem që ranë në një liqen të akullt në Angli kanë vdekur, njoftoi policia.

Të rinjtë e moshës 12, 11 dhe tetëvjeçare, u dërguan me urgjencë në spital pasi u nxorrën nga liqeni i mbuluar me akull në Solihull, afër Birmingham, të dielën.

Një 6-vjeçar që ishte me ta, është në gjendje kritike në spital, thuhet në një deklaratë të policisë së West Midlands.

“Tre djem kanë vdekur tragjikisht pasi kanë rënë në liqen në parkun Babbs Mill në Solihull dje pasdite”, njoftoi policia./UBTNews/

Exit mobile version