Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, e shoqëruar nga Këshilltarja për Çështje Politiko-Ekonomike, Amy Reichert.
Gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet politike në vend, zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe urgjenca për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të dalura nga procesi zgjedhor.
Haradinaj theksoi se krijimi i institucioneve në afat të shkurtër është parakusht për rikthimin e normalitetit dhe për avancimin e perspektivës integruese euro-atlantike të Kosovës.
“Sot, në selinë e Aleancës, me bashkëpunëtorë, pata kënaqësinë të pres të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, znj. Anu Prattipati, e shoqëruar nga Këshilltarja për Çështje Politiko-Ekonomike, znj. Amy Reichert. Diskutuam mbi zhvillimet politike, zgjedhjet e ardhshme të 28 dhjetorit dhe urgjencën e formimit të institucioneve që dalin prej tyre në afatin sa më të shkurtër, kjo si parakusht për ta kthyer normalitetin në vend dhe perspektivën integruese euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj.
