Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur akuza ndaj deklaratave të Kurtit për largimin e kriminelëve të luftës nga politika.
Sipas Haradinajt, mos-precizimi i saktë i asaj se kush është kriminel i luftës, është akt tradhtie.
“Është diçka e pakuptueshme. Si kryeministër i vendit duhet ta precizosh saktë se kush është kriminel i luftës. Një gjest i tillë nga një kryeministër, që thotë se vendet e Ballkanit kanë në krye kriminelë të luftës, është akt tradhtie”, tha ndër të tjera ai në “Blic Interview me Astrit Gashin”.