UBT News

Ramosaj: Ka dyshime që helmimi i ujit mund të jetë i qëllimshëm

Dje qindra banorë të disa fshatrave kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan. Dyshimet e para janë që shkak i helmimit është uji.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se kanë mbajtur katër takime me ekspertë të shëndetësisë në lidhje me analizat që janë bërë për të zbuluar shkakun kryesor që ka çuar deri të helmimi i qytetarëve. Ai tha see kanë marrë vendimin që uji të mos përdoret më. Ndërsa, sipas tij, rezultatet kanë treguar se kimikisht nuk ka probleme nga uji, por që po i presin edhe analizat biologjike.

“Kemi marrë vendim që gypi i ujit që lidh atë pjesë të mos përdoret. Rezultatet e para kanë dalë që kimikisht nuk është problemi me ujin e pijshëm, mirëpo po i presim edhe rezultatet e tjera. Ne kemi pasur 4 takime me doktorë që kanë bërë këto analiza, dhe jemi duke i pritur analizat biologjike që janë më të rëndësishme për këtë situatë. Masat që do të merren ndaj ujësjellësit do të jenë ligjore dhe do të ketë masa me kompetencë që janë të aspektit administrativ”, u shpreh Ramosaj në një konferencë për medie.

Tutje ai, ka thënë se është hera e dytë brenda muajit që ka helmime nga uji dhe kjo i ka bërë të dyshojnë se kjo mund të jetë e qëllimshme. Megjithatë, Ramosaj shton se kjo gjë duhet të vërtetohet nga organet kompetente.

‘Është hera e dytë që brenda një muaj dite po raportohet për të njëjtën gjë, na ka bë të dyshojmë që mund të jetë e qëllimshme”, deklaroi ai.

Tutje, ai tha se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” i monitoron mjaft mirë pusetet.

Exit mobile version