UBT News

Ramosaj fiton pa balotazh në Deçan

Në komunën e Deçanit është përmbyllur procesi i numërimit të votave. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, fitues është kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Ramosaj, me 9 mijë e 468 vota ose 65.17% të votave.

Hyri Dobrunaj (LDK) – 2 mijë e 740 vota apo 18,86%, Orges Tafilaj (LVV) – 1 mijë e 727 vota apo 11,89%, Isa Elezaj – 301 vota apo 2,07% dhe Ardiana Qorraj (PDK) – 292 vota apo 2,01%./UBTNews

Exit mobile version