Komuna e Drenasit sot ka njoftuar se kryetari Ramiz Lladrovci ka shkarkuar dy drejtorë komunalë.
Vendimi për shkarkimin e drejtorit të Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Ruzhdi Lestrani dhe drejtoreshës së Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Egzona Jetullahu-Gjoshi, thuhet të jetë marrë me qëllim ngritjen e performancës në kabinetin e kryetarit.
Ai ka deklaruar se nuk e ka emëuar askënd në këto pozita, por vendimin i është dashur ta marrë për të mirën e komunës.
“Ky vendim nuk ishte i lehtë, sepse, me vite kemi punuar e bashkëpunuar për të qenë komuna më e mirë në performancën komunale. Së shpejti, do të marrë vendim për plotësimin e vendeve të lira në Kabinetin tim, për të vijuar me sukses qeverisjen dhe duke zbatuar premtimet e dhëna para qytetarëve”, ka thënë Lladrovci.