UBT News

Ramë Likaj infektohet me COVID-19

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj u infektua me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë Likaj përmes një shkrimi në Facebook, teksa ka kërkuar nga qytetarët kujdes, sepse siç u shpreh ai, virusi është realitet dhe kërkon vetëdije të lartë qytetare.

“Virusi është realitet dhe kërkon vetëdije të lartë qytetare, prandaj, ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj, të afërmve tuaj dhe të gjithë njerëzve. Vetëm të bashkuar në respektim të masave për mbrojtje nga COVID-19, ja dalim ta fitojmë luftën me virusin, ndihmojmë punonjësit shëndetësorë dhe i kontribuojmë shtetit tonë”, shkroi ai mes tjerash në Facebook./UBTNews

Exit mobile version