Kreu i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, pas një hulumtimi, thotë se pas të gjeturave sërish vaksina është forma më e mirë për të arritur imunizimin kolektiv.
“Në hulumtim rezultatet tregojnë se vetëm 38.8 përqind e popullatës kanë IGG pozitive (që e kanë kaluar koronavirusin) që do të thotë se rezultatet tregojnë qartë se akoma s’është arritur imuniteti kolektiv i kënqashëm që duhet për t’u mbrojtur në mënyrë natyrale nga COVID-19. Andaj mbetet që masa më e lirë dhe më e mirë në mbrojtje mbetet vaksinimi masiv që aktualisht po e bën MSH-ja, duke siguruar vaksina të mjaftueshme të dyja llojeve që janë të sigurta për të gjithë popullatën”.