UBT News

Ramadani: Dialogu me përmasa të rrezikshme për Kosovën, do të rikthehet tema e Asociacionit

Bisedimet me Serbinë janë vazhdimësi e dialogut të mëhershëm, por me përmasa më të rrezikshme për shtetin e Kosovës, thotë politologu Shkodran Ramadani, raporton Ekonomia Online.

Ditë më parë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi  se takimet që do t’i ketë me presidentin serb, Alekdandar Vuçiq, do të jenë takime të dialogut të ardhshëm dhe jo atij të kaluarit.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Ramadani, thotë se në bisedimet Kosovë-Serbi do të rikthehet tema e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke shtuar se do të kërkohet avancimi i karakterit kushtetues e juridik i këtij asociacioni.

Kosova dhe Serbia në vitin 2013 nënshkruan marrëveshje të parimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Vetëm disa orë pas takimit që zhvilloi në Prishtinë me dy diplomatët perëndimorë, Mathew Palmer dhe Miroslav Lajçak, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “nuk mund të ketë asociacion një etnik në Kosovë dhe se është i domosdoshëm integrimi i të gjithë qytetarëve, pa dallim etnik”.

“Kjo çka po ndodhë nuk është vazhdimësi e dialogut të kaluar, megjithatë është vazhdimësi e dialogut të kaluar e sidomos e dialogut të Brukselit, ku përsëri është një rikthim te tema e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe pra është saktësisht aty ku e kanë lanë Qeveritë e mëparshme tek Asociacioni me marrëveshjet e nënshkruara dhe të pa zbatuara deri më tash, e megjithatë nuk do të ketë vetëm kërkesë të marrëveshjeve të nënshkruara por edhe riorganizim të kompetencave dhe marrëveshjeve për avancim të rolit edhe karakterit kushtetues e juridik të Asociacionit me Komuna serbe, pra është brenda konturave të dialogut të mëhershëm por me përmasa shumë të rrezikshme për shtetin e Kosovës për shkak se bëhet fjalë për një asociacion që Gjykata Kushtetues e ka shpallur në kundërshtim me Kushtetutën, tash po kërkohet që marrëveshjet e reja t’i japin kompetenca aq të mëdha Asociacionit sa do të mund të themi se kemi të bëjmë më një ndryshim kushtuese Ahtitsari plus dhe jo më thjeshtë me zbatim të marrëveshjeve të kaluara. Pra Kurti nuk mund të thotë se ai është peng i marrëveshjeve të kaluara të nënshkruara të Qeverive të mëparshme, por është ekskluzivisht përgjegjës për fazën dhe marrëveshjen e cila do të rezultoj me fund të këtij procesit”. 

Exit mobile version