Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në rrjetin social facebook në rubrikën “Sy më sy”, teksa mes shumë çështjeve që ka pikasur, ka folur dhe për organizimin e një eventi që Shqipëria do të presë liderët evropianë.
“Më 15 maj do pres liderët e 47 vendeve dhe 8 të tjerë të organizatave të mëdha ndërkombëtare, nga Bashkimi Evropian tek NATO që do vijnë të tërë në Shqipëri”, tha ai.
Më pas Rama ka ironizuar faktin kur qytetarët shprehin ankesat e tyre që në vendin tonë jetesa nuk është nënivelin e duhur, por në këtë vend të ashtëqujtur “i shkatërruar”, liderët do vijnë përsëri.
“Në këtë vend ku nuk ka bukë, vriten njerëzit rrugave, ku nuk ka ujë, nuk ka drita, ku është shkatërrim, do vijnë të gjithë këta këtu. Dhe në datën 15 në darkë do jemi me liderët e BE-së ku Shqipëria do të jetë mikpritësja. Do diskutojmë për të ardhmen e përbashkët këtu në Shqipëri. Siç nuk ua ka marrë mendja shumë shqiptarëve deri përpara se të isha unë në detyrë, në datën 16 maj do të kemi Komunitetin Politik Europian, ku Shqipëria do të ketë fjalën kyçe në hapjen e evenimentit. Këtu do jem unë në datë 15-16.
Edhe në datën 11 maj këtu do jem prap. Doni apo s’doni Ramën apo qeverinë e PS, kjo është njëra anë e medaljes, tjetra anë është “tharja e kënetës”. Në fund fare prap PS do jetë në krye të vendit”, ka deklaruar Rama.