Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sërish një lidhje live në rrjetet sociale duke iu përgjigjur komentuesve.
Mes shumë diskutimeve dhe çështjeve, ai u ndal dhe tek vota e diasporës, rëndësinë që ka ajo për Shqipërinë 2030 si dhe integrimin në BE.
Kryeministri iu drejtohet të gjithë votuesve të diasporës të regjistrohen pasi është hera e parë që ata nuk e kanë të nevojshme tashmë të vinë në Shqipëri për ta zhvilluar si proces.
“Kuvendi mori më në fund dje vendimin, më mirë vonë se kurrë. Tani është përcaktuar qeveria si përgjegjëse për të mbuluar shpenzimet e votimeve me postë.
Regjistrohuni sepse kjo është jo vetëm historike për të gjithë ju që jeni jashtë sepse është hera e parë që votoni pa qenë e nevojshme të vini në Shqipëri dhe nga ana tjetër 11 maji është vendimtar për Shqipërinë 20230 dhe procesin e integrimit.
Kush e ndoqi Konferencën e Mynihut ka dëgjuar prononcimin e qartë të komisioneres Kos,” Shqipëria e Mali i Zi janë në pararojë të procesit dhe për ne plani është që brenda 2027 të mbyllet negociata e tu jepet kohë parlamenteve të vendeve anëtare të ratifikojnë anëtaren e re, pra ne”, tha Edi Rama.