Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Itali, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministrja Giorgia Meloni.
Nuk dihen detajet e vizitës, megjithatë në fokus pritet të jetë fluksi i emigrantëve që kalojnë nga Italia për në vendet e Bashkimit Evropian.
Më herët, është përfolur që në zona të caktuara të Shqipërisë të krijohen kampe ku të bëhet procesi i selektimit të emigrantëve që vijnë nga vendet e luftës apo të botës së tretë për në Itali.
Nëse arrihet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë, një vend anëtarë i BE-së, do t’i jepte hapësirë për frymëmarrje vendeve të bllokut për t’iu bërë ballë fluksit të refugjatëve./TCH