Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka shpalosur planin për lagjen Kodra e Trimave.
Në një konferencë për medie, ai tha se në ketë lagje do të ketë parking nëntokësor dhe plan urban për rigjenerimin e zonës.
Ai bëri thirrje kryeministrit Kurti që të merret më shumë me mirëqenien e qytetarëve, e jo të përdorë pushtetin për t’i ndihmuar Arben Vitisë të marrë pushtet.
“Zoti Vitia në mungesë të projekteve konkrete po e përdorë qeverinë në përpjekjen e tij për të marrë pushtet”, tha ai.
I pyetur për koalicionet parazgjedhore, Rama tha se gjitha partitë janë të hapura të bashkëngjiten në programin e tyre, por koalicione konkrete nuk do të ketë.