UBT News

Rama uron Ditën e Çlirimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka uruar Ditën e Çlirimit.

“GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT”, ka shkruar ai krahas një imazhi të publikuar në Facebook.

Shqiptarët sot festojnë 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë më 1944. Politika shqiptare e feston sërish e ndarë Ditën e Çlirimit të vendit, edhe pse 29 Nëntori është data zyrtare e kujtimit të kësaj dite.

Të majtët respektojnë 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë dhe 29 Nëntorin si Ditën e Çlirimit, ndërkohë që të djathtët i përkujtojnë të dy festat më 28 Nëntor.

Debati për Festën e Çlirimit mbetet ende i ndezur në politikën shqiptare, ku e djathta ndjek të njëjtin model si gjatë mandatit të saj të parë qeverisës, kur ka ndryshur datën e Çlirimit, nga 29 Nëntori më 28 Nëntor, pasi sipas saj, kjo e fundit ishte zgjedhur nga regjimi komunist, duke falsifikuar historinë. Por, 29 Nëntori e ka fituar sërish statusin e Ditës së Çlirimit kur e majta kishte marrë pushtetin, në verën e vitit 1997, kur me një ligj të posaçëm ishte kthyer në festë zyrtare.

Exit mobile version