Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në hapje të punimeve në Tiranë të Samitit “Ukrainë – Evropa Juglindore”, e konsideroi këtë një tryezë të përbashkët të vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja.
Në nisje të punimeve të samitit u shfaq një video me mesazhe solidarizuese të liderëve botërorë për Ukrainën.
Në fillim të fjalës së tij, kryeministri Rama shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen e të gjithë liderëve në këtë samit.