Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke thënë se po kënaqur duke parë sondazhet se po i rriten poenat ndërsa situata në terren është shumë serioze.
“Albini nuk e ka dashur konfrontimin e drejtpërdrejtë për këtë temë, sepse Albini lexon sondazhet dhe kënaqet se i rriten poenat”, tha Rama.
Ai shtoi se Shqipëria nuk është notere dhe nuk mund të jetë kurrë notere e çdo politike që ndjek Kosova.
Duke u ndalur të mbledhja e dështuar mes Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, Rama u shpreh se është bërë propagandë sikur gjërat janë normale.
“Propaganda që mbledhja ishte për qytetarët? Marrëveshjet mund të firmoseshin kudo sikur gjërat janë normalë. Gjërat nuk janë normalë. Janë keq dhe unë po përpiqem të bëj gjithçka për të shmangur edhe më të keqen”, tha Rama.