UBT News

Rama thirrje për kursimin e energjisë: Të sensibilizojmë fëmijët

Kryeministri Rama solli edhe njëherë në vëmendje kursimin e energjisë ndërsa ishte i pranishëm në ceremoninë e inagurimit të shkollës “Andrea Stefani” në kryeqytet.

“Klasat e këtyre shkollave të reja kanë një teknologji ndriçimi që është me kursim energjie dhe që ndizet apo fiket automatikisht. Kjo e lehtëson këtë barrë të madhe, por kjo nuk mjafton. Duhet që në të gjitha shkollat të sensibilizohen në radhë të parë fëmijët dhe fëmijët kthehen pastaj në këshilltarët e prindërve nëpër familje”, deklaroi Rama.

Kryeministri bëri thirrje dhe theksoi domosdoshmërinë për të mos harxhuar energji të panevojshme.

Shkolla “Andrea Stefani” do të mirëpresë nxënës të komunitetit që jetojnë në zonën e Astirit dhe Doganës.

Sipas Ramës tashmë nxënësit që mësojnë në këto shkolla, mësuesit që punojnë dhe prindërit që ndërveprojnë do të mund të ndihen njësoj me ata të Bashkimit Europian./euronews.al

Exit mobile version