Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se janë duke u diskutuar detajet e fundit për fillimin e ndërtimit të spitalit të kryeqytetit.
“Spitali i kryeqytetit po bëhet! Sot diskutuam detajet finale të projektit të Spitalit të kryeqytetit. Një projekt i shumëpritur që do të bëjë më të lehtë qasjen në shërbimet shëndetësore dytësore për qytetarët e Prishtinës. Kardiologji, pediatri, gjinekologji e shumë reparte të tjera me kushte e standarde të nivelit evropian. Shumë shpejt projekti do të tenderohet dhe do të fillojë ndërtimi”, shkruan Rama në njoftim.