UBT News

Rama sot viziton Sarajevën, Podgoricën dhe Beogradin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë sot Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë, në kuadër të turit të tij ballkanik në përgatitje për Procesin e Berlinit. 

Rama, i cili dje qëndroi në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, ka njoftuar se sot do të jetë në Sarajevë.

Gjatë qëndrimit në vendin tonë ai u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Një takim me kryeministrin Albin Kurti mbeti pa u realizuar, ani pse Rama u shpreh optimist se do të ketë një të tillë, pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve, veprim ky përmes të cilit, siç tha ai, ia ka hequr ‘merakun’ homologut të tij.

Exit mobile version