Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se po instalojnë teknologji të re nëpër lagjet e kryeqytetit që lidhet drejtpërdrejt me sinjalistikën dixhitale të Prishtina Parking.
Sipas Ramës, së shpejti tabelat dixhitale do të tregojnë vendet e lira dhe se nuk do të ketë nevojë për xhiro për të gjetur vendparkim.
“Kjo do ta bëjë më të lehtë parkimin dhe do të zvogëlojë trafikun në qytet. Sipas vlerësimeve, 25-30% e trafikut krijohet nga kërkimi i vendparkimeve, por tani ky informacion do të jetë i disponueshëm menjëherë”, ka thënë Rama.