Shqipëria është pranuar në garën e Çmimit të Madh të Orëve 2024 në Gjenevë, Zvicër, njohur ndryshe si “Oskari” botëror i orëkrijuesve, për një punim të Argjendari “Pirros”.
Kryeministri Edi Rama shpalli sot në rrjetet sociale këtë kryevepër të mahnitshme të Argjendari “Pirros”, e cila përfshin një orë me një fushë prej 1500 pllakëzash mikroskopike në gur të kuq nga Murano. Në këtë orë janë vendosur 12 valltarë shqiptarë, secili prej tyre me lartësi 0.9 mm, të punuar me dorë në ar të verdhë 18 karatësh.
Kryevepra është pritur me entuziazëm në garën prestigjioze të orëve të luksit, dhe falë talentit të Argjendarit “Pirros”, Shqipëria hyri për herë të parë në këtë konkurs të lartë botëror. Kryeministri Rama shprehu krenarinë dhe mbështetjen e tij për suksesin e kësaj krijese të shquar./UBTNews/