Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se sa i përket Ballkanit vizioni dhe bindja e tij është e shpallur.
“Shëngeni Rajonal është rruga ku duhet të ecim përditë, ndërkohë që diskutojmë në mënyrë civile mosdakordësitë tona dhe nuk duhet ta na pengojnë të mbështesim rritjen ekonomike, përmirësimin e situatës sociale të njerëzve në rajon, ndërtimin e një baze të re për të ardhmen që do t’i shërbejë të gjithë fëmijëve të rajonit”.
“Shengeni është i përqafuar nga BE, nga Komisioni që është një kontributor konkret në planin e investimeve dhe ka kaq shumë mundësi që na takon ne t’i shfrytëzojmë maksimalisht”.
“Nuk shoh asnjë mundësi që ne të gjejmë zgjidhje magjike për problemet që duhen zgjidhur me shumë durim në rajon, por sa më shumë ta përmirësojmë marrëdhënien mes vendeve aq më shumë krijojmë kushtet që edhe mosdakordësitë e mëdha të trajtohen në mënyrë civile. Konfliktet jo produktive na kanë lënë mbrapa”.