UBT News

Rama reagon për ndërprerjen e ngrohjes në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet lidhur me ndërprerjen e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës, të cilët kanë qasje në ngrohjen termike të Termokosit.

Sipas Ramës, ndërprerja e ngrohjes qendrore në Prishtinë ka ardhur si pasojë e avarive në njësinë B1 të KEK-ut. Nga këta të fundit kryetari tha se ka marrë siguri që çështja do të rregullohet deri nesër.

“Me shqetësim kam marrë informatën për ndërprerjen e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës, të cilët kanë qasje në ngrohjen termike të Termokosit. Jam në komunikim të vazhdueshëm me institucionet për situatën e krijuar.  Ndërprerja e ngrohjes qendrore në Prishtinë, ka ardhur si pasojë e avarive në njësinë B1 të KEK-ut. Kam marrë siguri se kjo çështje do të rregullohet deri nesër”, ka shrkuar Rama në një postim në Facebook.

Exit mobile version