Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi dje një vizitë pune në Ankara, Turqi, ku është pritur nga presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Rama publikoi sot në rrjetet sociale foto albumin e mikpritjes vëllazërore në Ankara.
“Fotoalbum i mikpritjes vëllazërore në Ankara, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.
Gjatë kësaj vizite, në prani të presidentit turk, Rexhep Taib Erdogan dhe kryeministrit Rama, janë firmosur dje gjashtë marrëveshje dhe memorandume në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë.