UBT News

Rama priti në takim drejtorin për siguri të OSBE-së në Kosovë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në një takim të veçantë drejtorin e Departamentit për Siguri dhe Rend Publik në Misionin e OSBE-së në Kosovë, Edward Anderson. Takimi u zhvillua në një atmosferë mirënjohjeje dhe vlerësimi për kontributin e vazhdueshëm të Andersonit në garantimin e sigurisë së qytetarëve të Prishtinës dhe më gjerë.

Rama vuri në dukje rëndësinë e veçantë të rolit që Anderson ka luajtur gjatë mandatit të tij, duke ndihmuar në krijimin dhe ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët. Ai e përshkroi Andersonin si një figurë kyçe, e cila ka ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e strukturave të sigurisë dhe rendit publik, duke bërë të mundur që qytetarët të ndihen më të mbrojtur dhe të sigurt në përditshmërinë e tyre.

“Në rastin e përfundimit të misionit të tij, në emër të kryeqytetit shpreha mirënjohjen tonë për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm dhe kontributin e vyer në garantimin e sigurisë dhe mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë së Kosovës,” ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook, duke shprehur respektin dhe falënderimin për bashkëpunimin që ka pasur me OSBE-në gjatë këtyre viteve.

 

 

Exit mobile version