Treg pune i përbashkët, lehtësim i procedurave për leje qëndrimi, njohja e sigurimeve shoqërore në të dy shtetet, lehtësim për lëvizje të lirë, hapja e pikës kufitare të Shishtavecit në Kukës, rregjimi për rregullimin e regjimit lokal të kufirit, njohje e diplomave.
Këto janë disa nga marrëveshjet e përmedura nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë në Elbasan, që pritet të nënshkruhen sot.
“Marrëveshja përpara nesh për firmë lehtëson procedurat për marrjen e leje qëndrimi automatike. Krijomë kushte më të favorshme për të dy anët e kufirit për aksesin në tregun e punës dhe për një tjetër hap në bashkimin gradual të tregjeve në një hapësirë të vetme, ku shqiptarët mund të punojnë studiojnë dhe krijojnë familje, duke përfituar çdo kontribut dhe të drejtë sociale, pavarësisht vendosjes gjeografike në Kosovë dhe Shqipëri. Njohja e sigurimeve shoqërorë është një marrëveshje që është pjesë e së njëjtës paketë”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë nënvizoi se sfida e përbashkët është që rritet zbatueshmëria e marrëveshjeve mes dy vendeve.