UBT News

Rama pret Prattipatin: Partneriteti me SHBA-në, shtyllë kyçe për zhvillimin e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një nga shtyllat kryesore për zhvillimin, stabilitetin dhe vizionin afatgjatë të Kryeqytetit.

Rama bëri të ditur se sot, në Odën e Kryeqytetit, ka pritur Anu Prattipati, Zëvendës-Shefe e Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë. Gjatë takimit, ajo i përcolli urimet për mandatin e ri dhe riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Prishtinën dhe zhvillimin e saj të gjithanshëm.

Sipas Ramës, ky partneritet shkon përtej bashkëpunimit institucional dhe përfaqëson një aleancë vlerash, të ndërtuar mbi demokracinë, besimin reciprok dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen e Prishtinës.

Bashkëpunimi i ngushtë dhe i qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit, stabilitetit dhe vizionit afatgjatë të Kryeqytetit… Ky partneritet përfaqëson shumë më tepër sesa bashkëpunim institucional, ai është një aleancë vlerash, e ndërtuar mbi demokracinë, besimin reciprok dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen,” është shprehur Rama.

Exit mobile version