UBT News

Rama për Veliajn: U mor pa gjyq nga zyra e u mbyll në qeli, kryeqyteti u la pa kokë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar këtë si një ngjarje të rëndësishme dhe të pazakontë. Në rubrikën e tij “Sy m’Sy” në Facebook, Rama u shpreh se ky rast e ka bërë të ndryshojë qasjen e tij përballë vendimeve të drejtësisë. Sipas tij, largimi i Veliajt nga zyra pa një vendim gjyqësor ka lënë Tiranën pa drejtuesin që qytetarët kishin zgjedhur.

Duke komentuar situatën politike të krijuar pas arrestimit të Veliajt, Rama tha se nuk do të qëndrojë më i heshtur përballë vendimeve të sistemit të drejtësisë. Ai u shpreh se nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj një vendimi që, sipas tij, ka pasoja të mëdha për funksionimin e kryeqytetit dhe proceset demokratike.

Në lidhje me protestat e paralajmëruara nga opozita, ku kërkohet edhe dorëheqja e tij, Rama ironizoi atmosferën politike të krijuar, duke thënë se kundërshtarët e tij janë të nxitur nga “era e mishit me gjak” dhe se janë të gatshëm të shfrytëzojnë çdo situatë për të kërkuar largimin e tij nga posti i kryeministrit./UBTNews/

Exit mobile version