UBT News

Rama për bashkimin kombëtar: Do të votoja “pro”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se do të votonte “pro” bashkimit me Kosovën, kurdo që krijohet një referendum demokratik dhe paqësor. Megjithatë, Rama këtë e quajti si “fall”, i cili edhe hipotetikisht mund të ndodhë.

“Nëse më pyetni në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovën do të votoja pro që të jemi i qartë. Në rast se më pyesni a do të ndodh kjo apo jo, unë them se do të ndodh. Por se kur nuk e di, por që do të ndodh një ditë, unë them. E atyre që bërtasin për Shqipërinë e madhe, iu them se fallxhorët nuk gjykohen, pasi kjo është një fall”, tha ai në konferencë për medie, pas mbledhjes së përbashkët të qeverive.

Ndërsa, kreu qeveritar i Kosovës, Albin Kurti tha se procesi i bashkimit kombëtar është një proces historik që nuk mund të përcaktohen data dhe mënyra.

“Ka më shumë një mos kuptim se keqkuptim. Te çështja e bashkimit të shqiptarët nuk është gjësend që përzgjedhim por intencë kolektive. Nuk mund të mbivendosim ne mbi procese historike që të përcaktojmë data dhe mënyra”, shtoi ai.

Takimi i së premtes shënon takimin e shtatë mes Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë dhe të parin Kurti-Rama.

Exit mobile version