UBT News

Rama pas vendimit për targat: Kosova të dialogojë e Serbia të bashkëpunojë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës rreth reciprocitetit për targa të përkohshme për veturat që vijnë nga Serbia.

Rama në Twitter ka shkruar se Kosova duhet që të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë e Bashkimi Evropian të ndërmjetësojë.

“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%). Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, ka shkruar Rama në Twitter./UBTNews

Exit mobile version