UBT News

Rama: Nuk u dorëzuam drejt BE-së, edhe kur u përballem me shuplakën e padrejtë në fytyrë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveç Bashkimit Evropian. Në konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, Rama ka thënë se rruga deri të hapja e negociatave nuk ka qenë e lehtë, duke theksuar se Shqipëria nuk e humbi besimin pavarësisht se u përball me padrejtësi.

Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se Shqipëria nuk ka planifikuar të heq dorë asnjëherë gjatë këtij rrugëtimi.

“Është e vështirë të besohet se kjo po ndodh, për mjaft kohë ne luftuam kundër besimit se nuk do të ndodhte fare, megjithatë të hiqnim dorë nuk na ka shkuar kurrë në mendje. Ju e dini të gjithë shumë mirë që në Shqipëri nuk jemi dakord pothuajse për gjithçka, por ka një besim që i mbijeton të gjitha mosmarrëveshjeve tona, nuk ka rrugë tjetër veç Bashkimit Evropian, është ëndrra jonë, sfida jonë, misioni ynë, është fati ynë”, ka thënë kryeministri Rama.

Rama ka thënë se gjatë kësaj kohe kanë punuar në reforma, duke theksuar këtu atë në drejtësi, çka sipas tij, Shqipëria është vendi më i avnacuar në rajon në këtë drejtim.

“Natyrisht ka shumë për të bërë, por themelet për një sistem drejtësie të besueshëm, të drejtë, të pavarur profesional, transparent, të përgjegjshëm dhe efikas, të cilin mund t’i besohet më në fund pas shekujsh, mund t’i besohet fare mirë dhe këto janë të vendosura tashmë. Këto vite kanë qenë shumë sfiduese për ne dhe na kanë bërë më të vendosur në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit…Të gjithë e dinë se rruga jonë nuk ka qenë e lehtë. Vitet e fundit kanë qenë një sagë e vërtetë mes punës së palodhur, vlerësimeve, pritshmërive, premtime të pambajtura dhe rinisjeve të vështira. Një histori e rrokullisjes së një guri në kodrën e rënies, e përpjekjes për të arritur majën dhe e kthyer poshtë herë pas here ashtu si në ‘Mitin e Sizifit’. Por ne vazhduam të ecnim përsëri dhe përsëri duke mos e humbur besimin edhe kur u përballëm me shuplakën në e padrejtë në fytyrë”, ka thënë Rama.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell ka thënë se sot shënohet arritje e madhe dhe rezultati i shumë viteve punë. Ai ka thënë se Shqipëria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Duke filluar procesin e negociatave, Shqipëria do të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian dhe me këtë BE po merr një hap të rëndësishëm drejt plotësimit të vet. Ballkani Perëndimor është tej mase i rëndësishëm për BE-në dhe ky është një moment në të cilin kjo rëndësi po tregohet. E rëndësishme për Shqipërinë, për gjithë rajonin dhe Bashkimin Evropian në tërësi. Në këtë fazë të re, Shqipëria do ketë avantazhet për të shpëtuar reformat sa më afër Bashkimit Evropian, duke ndërtuar mbi punën e rëndësishëm që është bërë në vitet e kaluara dhe duke e pasuruar standardin e BE-së dhe risjellë përfitime për shoqërinë shqiptare”, deklaroi ai.

Ai gjithashtu ka thënë se vazhdon të mbështetet në Shqipërinë edhe sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

“Shqipëria gjithashtu ka qenë një zë moderues në një rajon të kompleksuar duke ndihmuar edhe në dialogun Beograd-Prishtinë dhe vazhdoj të mbështetëm tek ju për këtë. Shqipëria ka dhënë një shembull për fqinjësi të mirë dhe ky rol do të jetë edhe më i rëndësishëm teka ju vazhdoni rrugën drejt anëtarësimit në BE. Dhe mezi pres të vazhdoj të punoj mbi rrugën tonë evropiane të përbashkët, sepse ne kemi nevojë për ju, ne kemi nevojë për Shqipërinë në mënyrë që të plotësojmë gjithë kuadrin e BE-së, kemi nevojë për njëri tjetrin jemi ë të fortë bashkë”, ka thënë ai.

Ndërsa, komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi ka thënë se Shqipëria ka treguar durim strategjik gjatë këtij rrugëtimi.

“Ky është një çast dhe ditë historike për BE-në dhe për Shqipërinë dhe mendoj se nëse ka diçka të mençur që mund të themi për Shqipërinë është se durimi strategjik është shpërblyer. Në emër të Komisionit Evropian dua të ju përgëzoj zoti kryeministër dhe ekipin tuaj për këtë sukses të arritur”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se komisioni është gati të nisë menjëherë sot ekzaminim duke theksuar se janë të gatshëm të mbështesin Shqipërinë që të përgatitet të marrë detyrat që i ka për t’u bërë shtet anëtar i Bashkimit Evropian.

“Ju keni reformuar institucionet demokratike, reforma e sistemit të gjyqësorit është e pashoq, zotimi juaj për të fuqizuar sundimin e ligjit dje, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë për t’u lavdëruar. Është vendimtare që Shqipëria të qëndrojë dhe të mbetet tërësisht e zotuar ndaj këtij procesi dhe në këtë fazë të re që është shumë kërkuese. Besoj që Shqipëria do të intensifikojë përpjekjet e saj për të arritur harmonizim të plotë me të gjitha kriteret e anëtarësimit, fokus të veçantë në fusha të caktuara siç është sundimi i ligjit, reforma në gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtat e pronësisë, çështjet e pakicave dhe liria e shprehjes, fuqizimi i mëtejmë i institucioneve demokratike si dhe kriteret ekonomike”, ka thënë Varhelyi.

Me mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë hapur zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

Exit mobile version