Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se do të marrë pjesë këtë të premte në Samitin e Jashtëzakonshëm të NATO-s.
Samiti pritet të zhvillohet gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje kryeministri Rama do të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për medie.
“Pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s që do të mbahet gjatë ditës, do të zhvillojmë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orët e mbrëmjes, në varësi të përfundimit të Samitit”, ka shkruar Rama.