Kryeministri Edi Rama ndodhet prej ditës së djeshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa sot do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria është anëtare e përkohshme.
Sipas medieve, në vizitën 4-ditore, më 15 shkurt në Uashington, Rama do të ketë një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit Anthony Blinken.
Ky takim i Kryeministrit Rama vjen pas vendimit se SHBA dhe vendi ynë të jenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Përveç Këshillit të Sigurimit dhe takimit me Sekretarin e Shtetit, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë edhe takime me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve.
Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G.
Axhenda paraprake e kryeministrit Edi Rama në SHBA:
14 shkurt: Takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Guterres dhe pritja zyrtare e Shqipërisë me rastin e anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit.
15 shkurt: Takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
16 shkurt: Takime.
Më herët Kryeministri Rama pohoi në një konferencë për shtyp se së bashku me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, do të zhvillonin një vizitë në SHBA, në aspektin e vendosjes së lidhjeve në nivelin më të lartë politik me gjithë partnerët e Shqipërisë.