UBT News

Rama në Samitin e KiE: Tërhiqni mbrapsht raportin kundër UÇK-së për trafikim organesh

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të mërkurë në Samitin e Liderëve të Këshillit të Evropës, në Rekjavik të Islandës.

Në fjalën e tij, Rama mori në mbrojtje Hashim Thaçin dhe kërkoi nga Asambleja e Këshillit të Evropës që të tërheqë deklaratën ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës akuzohet për trafikim organesh.

“Asambleja e Këshillit të Evropës ka detyrimin moral të tërheqë çdo gabim. Në këtë rast duhet të tërheqë mbrapsht raportin që në mënyrë të rreme e etiketoi Shqipërinë si një për trafikim e organeve nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka thënë Rama.

Gjithashtu ai shtohet: “Nuk rri dot sot në këtë Samit të Këshillit të Evropës se padrejtësia kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësit të saj Hashim Thaçi nisi saktësisht në Këshillin e Evropës, nën ndikimin dashakeq të ish-anëtarit të asaj kohe të këtij Këshilli, Federatës Ruse. Presidenti i Kosovës, ose dikush që Joe Biden iu referua si George Washington i Kosovës, gjykohet nga një gjykatë e veçantë e ngritur dhe e themeluar nga bota demokratike, por e mbështetur në një raport të vitit 2011 nga Këshilli i Evropës, i cili në mënyrë djallëzore u sponsorizua nga partitë mbështetëse të Vladimir Putinit në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës. Akuza tërësisht të pabazuara për trafikim të organeve njerëzore u ngritën si një fushatë kriminale për njollosjen Shqipërinë dhe Kosovën”.

Exit mobile version